Vitia: Jemi bërë gati për ta negociuar dozën e tretë të vaksinës

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se ekzekutivi kosovar është bërë gati për të negociuar dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.

Ai, të shtunën para gazetarëve deklaroi se janë duke e përcjellë situatën që në rast se paraqitet nevoja, ta kenë dozën e tretë të vaksinës.

“Ky virus do të na shoqërojë edhe për një kohë të gjatë, por vaksina na mbron prej tij. Kemi parë në disa vende se përkundër vaksinimit masiv të qytetarëve, në disa vende, efekti i mbrojtjes i vaksinave duket se është 7-8 muaj pavarësisht se nuk studime të qëndrueshme në këtë drejtim”, tha ai.

“Prandaj, ne si Qeveri, qysh tashmë, jemi bërë gati për të negociuar dhe siguruar edhe dozën e tretë që ta kemi në kohë të gatshme, nëse paraqitet nevoja”, deklaroi ministri kosovar i Shëndetësisë.

Ai tha se mund të ketë edhe valë të reja të pandemisë.

Qeveria e Kosovës sot miratoi disa masa shtrënguese pas rritjes së numrit të vdekjeve dhe rasteve pozitive me COVID-19.

Këto janë masat e reja që u votuan sot

www.kallxo.com