Viti, rrëzohet një pemë nga stuhia e shiut - Pamje

Vitia është një ndër komunat që është prekur sonte nga stuhia e shiut.

Si pasojë e stuhisë, një pemë është rrëzuar.

Një qytetar ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, pamje ku shihet pema e rrëzuar si pasojë e erës së fortë.

KALLXO.com sot ka raportuar se për shkak të reshjeve të shiut, në rrugën rajonale Ferizaj- Shtime është rrëzuar një shtyllë elektrike dhe dy drunj.