1030 euro të gjetura në Viti, Foto: Policia e Kosovës

Viti, dy qytetarë gjetën një kuletë me 1,030 euro në të, e dorëzuan në Polici

Policia ka njoftuar se sot dy qytetarë kanë deklaruar se në rrugën ‘’Adem Jashari’’ në Viti kanë gjetur një kuletë me një shumë të hollash.

Sipas njoftimit të Policisë, në kuletë ishin 1,030 euro dhe dokumente personale, të cilat i janë kthyer pronarit.

‘’Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur ta identifikojë personin që i kishte humbur portofoli, dhe të njëjtit në bazë të procedurave ligjore i është  kthyer, ku me rastin e kthimit të pranishëm ishin edhe qytetarët që e kishin gjetur portofolin’’ – thuhet në njoftimin e Policisë.

Me këtë rast, sipas Policisë, pronari i ka falënderuar qytetarët dhe Policinë për kthimin e kuletës, ndërsa Policia e ka çmuar veprimin e qytetarëve.