Ilustrim

Viktima e aksidentit në Mazgit dyshohet se u godit nga dy vetura

Një këmbësor ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Mazgit në Obiliq.

Sipas Policisë, viktima dyshohet se është goditur nga dy vetura në lëvizje.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin, dy të dyshuarit (drejtues të veturave), janë dërguar në mbajtje.

Po ashtu, PK ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësore.

“Trupi i pajetë i viktimës, më vendim të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”-thuhet në njoftim.

Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet, thuhet në raportin e Policisë.

Aksidenti tragjik ka ndodhur dje në segmentin rrugor në fshatin Mazgit rreth orës 17:00.

Aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, vdes një këmbësor