Ilustrim

Vidhet një kombi me mjete pune në Komoran

Një vjedhje e rëndë është raportuar se ka ndodhur dje në Komoran të Drenasit.

Policia ka njoftuar se një burrë ka raportuar se i është vjedhur automjeti – kombi me mjete të punës në të.

Sipas qytetarit, automjeti është vjedhur nga vend punishtja e tij.

“Ankuesi ka raportuar se, persona të panjohur, nga vend punishtja e tij, i kanë vjedhur automjetin-kombi me mjete pune në të, dhe janë larguar në drejtim të panjohur”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.