VIDEO: Zjarri në një ndërtesë në Prishtinë ku u rrezikuan banorët

Një zjarr ka shpërthyer sot rreth orës 18:00 në orët e rrymës të një ndërtese në lagjen Mati 1 të kryeqytetit.

Sipas KEDS-it dëmet e shkaktuara nga zjarri janë të konsiderueshme.

“Si pasojë e një zjarri të shkaktuar në ormanin e njehësorëve të një objekti banesor në rrugën Muharrem Fejza, konsumatorët e asaj ane aktualisht janë pa furnizim me energji elektrike.Dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme ndërsa në vendin e ngjarjes tashmë janë edhe ekipet e KEDS”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Ndërsa sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme disa banorë janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore, kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.