VIDEO: Vendi ku ndodhi plagosja në Prishtinë

Një person është plagosur me armë zjarri në një incident që ka ndodhur sonte në rrugën “UÇK”, në Prishtinë.

Policia e ka konfirmuar rastin.

Sipas Policisë, i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është pjagosur 1 person. I njëti është dërguar për tretman mjekësor.Aktualisht ekipet policore janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e vendndodhjes së personave të dyshuar”, ka thënë për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes: