VIDEO – Prindërit e Astrit Deharit arrijnë në Prokurori për ta marrë ekspertizën

Prindërit e Astrit Dehari, të shoqëruar nga avokati i tyre, Tomë Gashi, kanë hyrë në ndërtesën e Prokurorisë Themelore në Prizren nga ku pritet të dalin me raportin e ekspertizës të bërë nga Instituti Zviceran i Mjekësisë Ligjore rreth vdekjes së birit të tyre.

Astrit Dehari, ish- aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, është gjetur i vdekur në nëntor të vitit 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren deri sa ishte në paraburgim si i dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës në po të njëjtin vit.

Javën e kaluar, Avni Dehari, babai i Astrit Deharit, ka mbajtur një konferencë me datën 18 tetor së bashku me bashkëshorten e tij dhe të renë e tij si dhe me avokatin Tomë Gashi.

Kjo konferencë u mbajt pasi që një ditë më parë, kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit tregoi se kanë pranuar ekspertizën për Astrit Deharin nga Instituti i Lozanës.