Foto: KALLXO.com

VIDEO: Presin për vaksinë, rrezikojnë të infektohen nga mosmbajtja e distancës

Dhjetëra qytetarë vazhdojnë të presin në radhë te hyrja e palestrës “1 Tetori” në Prishtinë për të marrë vaksinë.

Qytetarët që po presin të marrin vaksinën nuk po i respektojnë masat anti-COVID-19.

Sipas pamjeve të dërguara në KALLXO.com nga një qytetar, këta persona nuk po e mbajnë distancën e nevojshme për të mos u infektuar.

Në palestrën “1 Tetori” po vaksinohen personat mbi 65-vjeç nga komunat e rajonit të Prishtinës, ndërsa në qendrat e tjera të mëdha vaksinimi po bëhet në QKMF.

Këto janë pamjet e dërguara nga qytetari: