(VIDEO) Policia shkatërron arat me kanabis në Pejë

Mbi 700 bimë të kanabisit u gjetën të mbjellura në një zonë malore në Pejë.

Rubrika “Policia” e emisionit “Drejtësia në Kosovë”, transmetoi pamjet ekskluzive të aksionit të policisë për identifikimit të mbjelljes ilegale të kanabisit.

Patrollat e policisë shkojnë deri te lokacioni i fshehur ku gjenden rreth 7 parcela me bimët e kultivuara në mënyrë sistematike.

Policia më pas merr mostrat e bimëve e pastaj shkul dhe djeg pjesën e mbetur të tyre.

Videon e plotë mund ta ndiqni më poshtë: