Ilustrim

VIDEO: Policia ndalon shoferin duke vozitur 174 km/h

Policia Rrugore e Shqipërisë në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve vijon kontrollet me radar në akset dhe segmentet rrugore ku shpesh abuzohet me shpejtësinë e në disa raste bëjnë edhe gara shpejtësie.

Kështu, mbrëmë e sot në mëngjes Policia Rrugore e Tiranës ka evidentuar shumë drejtues mjetesh që abuzonin me shpejtësinë.

Në segmentin rrugor Sauk-Teg u evidentuan 9 raste me shpejtësi nga 70 km/h deri 90 km/h mbi normën e lejuar (90 km/h norma e lejuar ), të cilëve iu tërhoq leja e drejtimit dhe do dalin në OASh.