Ferizaj, në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 40 km/h voziti 100 km/h, ky është dënimi i shoferit

Një 25-vjeçar nga Ferizaj për shkak të vozitjes me shpejtësi 100 km/h në zonën ku shpejtësia e lejuar është 40 km/h është gjobitur me 500 euro, ka marrë 5 pikë negative dhe i është konfiskuar patentë shoferi për 1 vit.

Kështu ka njoftuar Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj.

Incidenti ka ndodhur sot në ora 2:35 të mëngjesit.

Sipas Policisë, kundërvajtësi E.A. në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.

Policia shfrytëzon rastin dhe u bën thirrje shoferëve të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve në komunikacion.

Po ashtu, Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat e telefonit.