Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h haset duke vozitur 193 km/h

Policia e Kosovës e dënuar një shofer për shkelje të rëndë të rregullave të komunikacionit.

Sipas Policisë, shoferi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h është hasur duke vozitur me shpejtësi 193 km/h.

Për këtë arsye, ai është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Policia nuk ka treguar se në cilin qytet ka ndodhur ky rast.