VIDEO - Memli Krasniqi: O Albin o trim, si me nënshkrim, si pa nënshkrim, ti ke bo pranim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kritikuar fjalimin e kryeministrit Alin Kurti në Kuvend duke kërkuar nga ai që të kuptojë se çfarë është pranuar gjatë takimeve të fundit në Bruksel.

Krasniqi ka thënë se kryeministrin e kanë ftuar për të diskutuar për draftin e Asociacionit, por sipas tij, Kurti është i ngarkuar nga e kaluara.

“O Albin o trim, si me nënshkrim si pa nënshkrim, ti ke bë pranim”- tha Krasniqi gjatë fjalmit të tij.

Kreu i PDK-së ka thënë se Kurti më 26 tetor e ka përmbysë karrierën e tij politike për 19 minuta, kur e ka pranuar draftin për Asociacionin.

“Tre minuta fole, nuk kallxove çka përmban drafti. Mos u ngarko. Ti 20 minuta fole për takimin në Bruksel që ka zgjat 19 minuta. Po ata a kanë folë. A të kanë rreh shuplaka si këta këtu a? Ky aty s’ka folë ma shumë se 3 minuta. S’ke pas kohë me iu kallxu atyre kësi pallavra. Për 19 minuta ke pranu krejt çka të kanë thënë. Për 19 minuta Albin Kurti e ka përmbysë karrierën e tij politikë në Bruksel- ”, ka thënë tutje kreu i PDK-së”- tha Krasniqi.

Krasniqi i ka thënë Kurtit se transparenca është thelbësore, dhe ia ka rikujtuar Kurtit se është dashur vetë që të lajmërohet për raportim në Kuvend dhe jo të pret që të ftohet nga Kuvendi.

Kuvendi i Kosovës po mban seancë plenare ku në rend të ditës është raportimi i kryeministrit Kurti për procesin e dialogut Kosovë – Serbi pas zhvillimeve të javës së kaluar.

Kërkesat për raportim të Kurtit ka ardhur nga partitë opozitare.