VIDEO: Kontrollet e ATK-së në biznesin e Vushtrrisë

 

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi pamjet e disa kontrolleve të inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës në rajonin e Mitrovicës për shmangie të tatimit dhe për punëtorw pa kontrata pune.

Në mesin e këtyre kontrolleve ishte edhe një biznes në qytetin e Vushtrrisë i cili nuk lëshonte kuponw fiskalw.

“Ne sot jemi duke shkuar në një aktivitet në bazë të autorizimit nga drejtoria e ATK-së në Mitrovicë, për të verifikuar një informatë e cila na ka ardhur se një biznes bën aktivitet ekonomik  i cili nuk është i pajisur me arkë fiskale ne tani jemi duke shkuar për ta verifikuar dhe të ndërmarrim hapat në bazë të ligjit i cili na obligon”, ka thënë Kujtim Isa, inspektor tatimor në Mitrovicë.

“A bën me pa arkën fiskale, prej 1 janarit të viti 2014 arka nuk është duke punuar a po”, i ka thënë inspektori pronarit.

“Tatime ka paguar djali”, ka thënë pronari.