VIDEO: Festë në Mitrovicë, qytetarët presin ekipin që fitoi Kupën e Kosovës

Qindra qytetarë të Mitrovicës janë mbledhur në sheshin “Agim Hajrizi” për të pritur ekipin e tyre të zemrës – KB Trepça, i cili sonte e fitoi Kupën e Kosovës në basketboll.

Qytetarët këndonin e shkrepnin fishekzjarre në qytet në pritje të basketbollistëve kampionë.

Trepça ka mposhtur Bashkimin  në finale me rezultat 76-62. Ndeshja u zhvillua në Pejë.

Këto janë pamjet nga Mitrovica: