(VIDEO) Durrës,vazhdojnë gërmimet për nxjerrjen e 52 vjeçares

Në zonën e plazhit në qytetin e Durrësit, konkretisht në ish hotelin ‘Miamar’, po vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit, për shpëtimin e njerëzve që mund të kenë mbetur nën rrënoja, pas tërmetit.

Në videon e dërguar nga gazetari Norel Zaimi për KALLXO.com shihen pamjet e përpjekjeve për nxjerrjen e një 52 vjeçareje.

 

Ky operacion po udhëhiqet kryesisht nga specialist turq.

Deri më tani nga ky  operacion është nxjerrë nga rrënojat i gjallë një 35 vjeçar dhe një tjetër 30 vjeçare e vdekur.

Operacioni po vazhdon dhe po tentohet nxerrja e një trupi të një 52 vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk dihet, sepse deri më tash askush nuk ka ardhur ta kërkojë.

Dje, Shqipëria u godit nga një termet i fuqishëm. Për pasojë, mbi 30 persona vdiqën, në mesin e tyre edhe dy kosovarë.

Ndërkohë, shumë ndihma me ushqim, pije e veshmbathje po vazhdojnë të shkojnë drejtë Shqipërisë nga Kosova.