Policia shqiptare

Procedohen penalisht 5 shtetase të huaja në Durrës, dyshohen për prostitucion

Policia shqiptare ka proceduar penalisht pesë shtetase të huaja në Durrës të dyshuara për veprat penale, ‘prostitucioni’, ‘mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “përshtatja e lokaleve për përdorim droge”.

Një njoftimin e policisë thuhet se L. O., (27 vjeçe) e lindur në Kolumbi, C. P., (30 vjeçe), e lindur në Venezuelë, Y. P.,( 47 vjeçe) e lindur në Spanjë, D. R., (24 vjeçe) e lindur në Venezuelë dhe D. L., (23 vjeçe) e lindur në Barcelonë, dyshohen se kanë ushtruar prostitucion në një banesë të marrë me qira në Lagjen Numër 2 në Durrës.

Ato dyshohet se kishin përshtatur banesën edhe për përdorim të lëndëve narkotike.

Policia në Durrës gjithashtu ka proceduar penalisht edhe një 39 vjeçar pasi i njëjti më 05.03.2024 u konfliktua me shtetasen D. L., nga Barcelona e dyshuar për prostitucion.