Policia: 46-vjeçari nga Durrësi e dërgoi veturën në servis, punonjësit e përdorën në qytet

Dy vëllezër në Durrës janë arrestuar nga Policia e Shtetit, pasi kanë tentuar ta shtypnin me veturë një 46 vjeçar.

46 vjeçari e kishte dërguar makinën e tij në servis për ta lyer, por dy të rinjtë e përdorën për të lëvizur nëpër qytet.

Policia e shtetit njofton se falë reagimit në kohë dhe verifikimeve të shpejta në vendngjarje, shërbimet e policore janë vënë në ndjekje të dy shtetasve, duke bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e tyre, konkretisht; D. C., 27 vjeç dhe E. C., 20 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Fermë Sukth.

Sipas njoftimit, nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi E. A. 46 vjeç, kishte çuar automjetin e tij, në subjektin e vëllezërve, për ta lyer, mirëpo dy vëllezërit nuk e kishin lyer automjetin, por lëviznin me të, në qytet.

“Në Shkozet, në rrugën që të çon te kualidimi, shtetasi E. A. ka konstatuar 2 vëllezërit që lëviznin me automjetin e tij. Ai i ka dalë para automjetit, që ta ndalonte, por vëllezërit kanë tentuar ta shtypin, duke e marrë në kofanon e automjetit, deri në afërsi të universitetit. Më pas ata kanë përplasur automjetin me trafikndarësen, e kanë braktisur atë dhe janë larguar”- thuhet në komunikatë.

Policia thotë se shtetasi E. A. nuk ka pësuar dëmtime fizike dhe ka njoftuar menjëherë Policinë, për ngjarjen e ndodhur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.