VIDEO: Bastisja në shtëpinë e policit të dyshuar për bixhoz  

Në emisionin “Kallxo Pernime” po transmetohet hulumtimi rreth një polici të Kosovës nga Gjilani, i cili është kapur nga Inspektorati Policor i Kosovës, duke organizuar lojëra fati, të cilat janë të ndaluara me ligj.

Emisioni sjell pamjet e arrestimit dhe bastisje së shtëpisë së zyrtarit policor në Gjilan.

Masat e fshehta të hetimit e vëzhgimit ishin ndarë me kryeprokurorin e Prokurorisë në Gjilan, Arben Kadriu,  i cili menjëherë i ishte drejtuar Gjykatës në Gjilan me kërkesë për bastisje të shtëpisë.

Bastisja e shtëpisë së policit kishte përfunduar. Ai arrestohet dhe i konfiskohet arma dhe pajisjet elektronike nga ku dyshohet se organizohen lojërat e fatit.

Me urdhër të Prokurorisë së Shtetit policit i caktohet masa e arrestit për 48 orë.

Prokuroria ka kërkuar 30 ditë paraburgim për zyrtarin policor, e cila është aprovuar nga Gjykata e Gjilanit dhe tash polici gjendet në paraburgim.