Foto: Ilustrim
Arrestohet e suspendohet një polic i Kosovës, dyshohet se mori pjesë në një vjedhje të rëndë
Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale – vjedhje e rëndë në bashkëkryerje.
Lidhur më këtë rast hetuesit e IPK-së i kanë pranuar informata disa ditë më herët nga Policia e Kosovës për dyshimin se zyrtari policor ishte i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë në bashkëkryerje në një nga filialet për transferim parash në Mitrovicë më 26.11.2021.
Pos zyrtarit policor lidhur më këtë rast është arrestuar edhe një person tjetër.
I dyshuari i parë për këtë rast është arrestuar nga Policia ditën që ka ndodhur rasti kurse si rezultat i hetimeve të zhvilluara janë identifikuar edhe dy të dyshuar për këtë rast (duke përfshirë këtu zyrtarin policor).
Me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.