Foto: KALLXO.com

Polici i arrestuar nën dyshimin për fajde suspendohet dhe dërgohet në ndalim

Zyrtari policor L.B. është arrestuar gjatë ditës së sotme nën dyshimin për fajde, detyrim dhe organizim të skemave piramidale.

Ai është suspenduar me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës për 72 orë.

Tutjë, policit me vendim të Prokurorisë së Prizrenit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Sic mëson KALLXO.com, polici nuk ka pranuar të flasë në lidhje me veprat që dyshohet se ka kryer.

Në shtëpinë e policit të dyshuar janë gjetur një mori provash.

Brenda shtëpisë është gjetur edhe një arkë në të cilën kanë qenë të vendosura mijëra euro, disa kartmonedha të tjera si dollar e franga.

Gjithashtu, në shtëpine e policit është gjetur edhe një pushkë gjysmë-automatike, të cilën dyshohet se e kishte pa leje.

Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Policinë dhe nën urdhrat e Prokurorisë së Prizrenit kanë ndërmarrë një aksion në orët e mbrëmjes të së mërkurës, i cili ka rezultuar me mbi 10 të arrestuar.

Ndër ta ishte edhe polici i Drejtorisë Rajonale të Trafikut në Prizren.

Aksioni ishte shtrirë në disa lokacione të ndryshme në Kosovë.