Viber jashtë funksionit

Aplikacioni global “ Viber” ka njoftuar se në të gjithë botën ky program është duke u ballafaquar me disa probleme teknike në telefonët e kompanisë “Apple”.

Viber sqaron se aplikacioni nuk duhet të çinstalohet sepse kjo  nuk do ta zgjidhë problemin.

“Mijëra aplikacione në botë, përfshirë Viber, janë jashtë funksionit në iOS/ iPhone, për shkak të një problemi teknik që do të rregullohet së shpejti. Mos mos e çinstaloni dhe mos instaloni përsëri Viber-in nuk do të zgjidhë problemin!‼ Viber do të kthehet në çdo kohë së shpejti”, thuhet në postimin e tyre në Twitter.