Rrjeti social X prezanton audio dhe video thirrjet
Rrjeti social X, i njohur më parë si Twitter, ka nisur ta prezantojë një funksion që ndoshta askush nuk e ka kërkuar më parë. Bëhet fjalë për funksionet e audio dhe video thirrjeve.
Lajmi nuk është aq befasues pasi Shefi Ekzekutiv Linda Yaccarino e konfirmoi ardhjen e videotelefonave në gusht dhe ky është vetëm një hap në evolucionin e X drejt shndërrimit në një “aplikacion për të gjithë”, ashtu siç dëshiron pronari Elon Musk të jetë.
Pas vizitës në X, disa përdorues i pret mesazhi “Thirrjet audio dhe video janë këtu!”, i cili përfshin udhëzime për përdorimin e veçorive të reja dhe konfigurimin e tyre.
Opsionet mund të gjenden në seksionin “Cilësimet” për Mesazhet Direkte dhe funksionet e reja gjithashtu mund të çaktivizohen.
Përdoruesit që duan t’i kenë ato të disponueshme mund ta zgjedhin opsionin për t’i miratuar telefonatat vetëm nga përdorues të verifikuar, njerëz nga libri i adresave ose vetëm njerëz që ndjekin.
X nuk e ka historikun më të mirë kur bëhet fjalë për krijimin e një hapësire të sigurt, veçanërisht për komunitetet pakicë, kështu që nuk do të jetë befasi nëse shumë përdorues zgjedhin t’i shpërfillin veçoritë e reja.
Përveç kësaj, jo të gjithë përdoruesit do të marrin një njoftim për funksionin e ri, i cili aktivizohet si parazgjedhje.
Pra, është ndoshta një lëvizje e zgjuar që përdoruesit të kontrollojnë nëse funksioni është tashmë aktiv dhe të vendosin nëse duan ta mbajnë atë apo ta çaktivizojnë atë./Klix.ba
Përgatiti: Nuhi Shala