Më shumë se 10 milionë njerëz të abonuar në platformën X në muajin dhjetor

Më shumë se 10 milionë njerëz janë regjistruar për platformën sociale ‘X’ në muajin dhjetor, ka thënë Shefi Ekzekutiv i kësaj kompanie, Linda Yaccarino në një postim në platformën e mediave sociale të enjten.

Kjo vjen pasi kompania, e njohur më parë si Twitter, rrezikon të humbasë deri në 75 milionë dollarë të ardhura nga reklamat deri në fund të vitit pasi brendet kryesore po i ndalojnë fushatat e tyre të marketingut në platformë, sipas New York Times.

X, i cili nuk publikon rregullisht të dhënat e përdoruesve, nuk ka komentuar se si regjistrimet e dhjetorit krahasohen me mesataren ose pse Yaccarino zbuloi këtë shifër. Pronari miliarder Elon Musk pati thënë në muajin korrik se paltforma X ka 540 milionë përdorues në muaj.

Disa kompani, duke përfshirë Apple, Disney (DIS.N), Warner Bros Discovery (WBD.O), Comcast (CMCSA.O), Lions Gate Entertainment (LGFa.N), Paramount Global (PARA.O) dhe IBM (IBM). .N) thanë në nëntor se po i ndalojnë reklamat e tyre në X.

Musk i ka mallkuar reklamuesit që u larguan nga platforma pasi u pajtua me një përdorues që pretendonte në mënyrë të rreme se hebrenjtë po ushqenin urrejtje kundër njerëzve të bardhë.

Një raport nga grupi mbikëqyrës Media Matters gjeti reklama nga kompani të mëdha pranë postimeve X të cilat e mbështesnin nazizmin. Platforma X ka ngritur një padi në fund të nëntorit kundër Media Matters duke e akuzuar atë për shpifje./Reuters

Përgatiti: Nuhi Shala