Vetura e vjedhur në një vend evropian gjendet në Kosovë

Një veturë me targa të huaja është ndaluar në Prishtinë dhe pas verifikimit fillestar ka rezultuar se është lajmëruar si e vjedhur në një shtet evropian.

Sipas komunikatës së Doganës, rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në kumtesë.

Gjithashtu, Dogana e Kosovës ka ftuar qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.