Ilustrim

Vetaksident në magjistralen Prishtinë - Gjilan

Një veturë është vetaksidentuar në magjistralen Prishtinë-Gjilan, në afërsi të fshatit Slivovë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka bërë të ditur se është raportuar vetëm për dëme materiale

“Rreth orës 17:00 ka ndodhur një vetaksident dhe është raportuar vetëm për dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.