Vërshohen rrugët në Pejë pas reshjeve të fundit - PAMJE

Rrugët në Pejë janë vërshuar nga uji pas reshjeve të pasdites së sotme.

Në disa pamje të siguruara nga Kallxo.com shihet sasi e madhe uji nëpër rrugë si dhe ujë që rrjedh edhe nga objekte më të larta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës të premten ka bërë të ditur se fundjava do përcillet me reshje dhe vetëtima në disa rajone të vendit.

Mot me shi në Kosovë ka mbizotëruar thuajse gjatë tërë muajit maj dhe qershor.