Vërshimet në Pejë, flasin nga komuna

Një fëmijë ka vdekur, një person tjetër është raportuar i zhdukur e dy të tjerë janë të lënduar si pasojë e vërshimeve që erdhën pas reshjeve të shiut në Pejë.

Aktualisht, sipas drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim në këtë komunë, Gëzim Gashi situata është e qetë.

“Situata aktuale është e qetë. Shiu është ndal. Ekipet janë ende në terren” – ka thënë Gashi për KALLXO.com.

Ai ka treguar se lagjet Asllan Qeshme, Fidanishte dhe qendra e qytetit kanë pas më shumë vërshime.

Konfirmohet vdekja e një fëmije nga vërshimet në Pejë, ka edhe të lënduar