Venera Llunji: Vetëvendosje do të ofrojë shkollim pa para

Sonte në DebatPernime partitë politike po prezantojnë programin politik për arsimin.

Kandidatja për deputet nga Lëvizja vetëvendosje, Venera Llunji tha se partia e Albin Kurtit synon që të ofroj shkollim pa pagesë.

“Problemi i universitetit nuk ka të bëj me pagesën që e bëjnë studentet po me programet që ofrojnë ato për studentët. Pastaj prej përgatitjes profesionale që e kanë mësimdhënësit dhe angazhimit që ata e tregojnë. Ne kërkojmë që institucionet publike të jenë pa pagesë por kjo nuk do të thotë se cilësia do të bie, përkundrazi  shteti ka mekanizma mbikëqyrës  me të cilën mund ta vërtetoj sesi po ecën aplikimi i të gjitha programeve”, tha ajo në Debat Pernime.

Sipas saj janë disa hapa që duhet të ndërmerren që të ngritët edhe cilësia e arsimit në vend.

“Cilësia mund të rritet përmes infrastrukturës dhe si planifikohet buxheti dhe këto shkojnë zinxhirë. Ekziston njëfarë rendi i punës që duhet të bëhen”, tha ajo.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati janë: Shyqiri Bytyqi dhe Besa Luzha nga koalicioni AAK-PSD, Xhavit Rexhaj dhe Faton Peci nga LDK, Yll Rugova dhe Venera Llunji nga Lëvizja Vetëvendosje, Kujtim Gashi eMuzafer Shala nga PDK dhe Rexho Kojiq e Anesa Çollakoviq, NDS (Nova Demokratska Stranka/Partia e re Demokratike), Vesel Makolli nga koalicioni Nisma-AKR-PD.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.