Vendimi për godinën e Teatrit Kombëtar në Tiranë, reagon ShSTKK  

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë lidhur me godinën e Teatrit Kombëtar, ka reaguar Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës (ShSTKK). 

Përmes një postimi në Facebook të ShSTKK-së, thuhet se kjo sindikatë përshendetë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i cili, sipas ShSTKK-së vërteton së shembja e godinës së Teatrit Kombëtar, ishte veprim antikushtetues dhe i kundërligjshëm. 

“Kjo fitore e drejtësisë mbi padrejtësinë, është sadisfaksion moral për të gjithë ata qëndrestarë, që iniciuan dhe i qëndruan besnik kësaj kauze, por është edhe mësim për klasën politike autoritare, që shtetin të mos e shoh si pronë personale, por ta konsideroj pronë qytetare. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, do të ketë kuptim vetëm nëse zbatohet në përpikëri, ku instancat tjera ligjzbatuese do të vejnë para përgjegjësisë ligjore, të gjithë akterët relevant të cilët në kundërshtim me kushtetutën shembën këtë godinë të trashëgimisë kulturore dhe historike”, thuhet në njoftimin e sindikalistëve të TKK-së. 

Më këtë vendim, thuhet më tej në njoftim, Gjykata Kushtetuese, jo vetëm që vërtetoi se drejtësia në Shqipëri nuk ka vdekur, por ajo mbajti gjallë shpresat e qytetarëve shqiptarë, së ajo do të bëhet ashtu siç do të bëhet dhe ringritet godina e Teatrit Kombëtar. 

Tiranë: Gjykata Kushtetuese kthen Teatrin Kombëtar në pronësi të qeverisë