Xhevat Qorraj. Foto: TKK.

Teatri Kombëtar organizon mbledhje komemorative në kujtim të Xhevat Qorrajt

Teatri Kombëtar i Kosovës do të mbajë mbledhje komemorative në kujtim të jetës dhe veprës së aktorit Xhevat Qorraj.

“Teatri Kombëtar i Kosovës do ta kujtojë Xhevat Qorrajn për talentin e tij të rrallë, rolet e tij të shumta, kolegialitetin e tij të pashoq dhe kontributin e tij të pafund në kulturën dhe artin tonë kombëtar” – thuhet në njoftimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Xhevat Qorraj ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare, më 23 gusht 2023.

I lindur në vitin 1947 në fshatin Carrabreg të Deçanit, Kosovë, Qorraj ishte aktor në Teatrin Kombëtar për shumë vite. Ai ka interpretuar në filmat ‘Proka’, ‘Rojet e Mjegullës’, serinë televizive “Rrushe”, etj.

Kjo mbledhje do të mbahet të hënen, më 28 gusht 2023, nga ora 12:00 në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës (Pallati i Rinisë në Prishtinë).