Vendimi i Qeverisë: Lejohen mbledhjet, seminaret e trajnimet por me këto kushte

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme pas rritjes së numrit të rasteve me të infektuar nga COVID-19.

Në këtë mbledhje u miratuan rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sot ministri Arben Vitia tregoi se pas analizimit të situatës së COVID-19 në Kosovë, ahengjet, dasmat, fejesat, klubet e natës do të ndalohen nga 20 gusht deri më 1 shtator.

Në anën tjetër ndër masat e miratuara sot është edhe ajo që lejohen grumbullimet në hapësira të mbyllura si mbledhje, seminare e trajnime me kusht që të shfrytëzohet 30 përqind e kapacitetit të hapësirës.

Ai që organizon aktivitete si më lartë obligohet që të mbaj distancë fizike së paku 1 meter në mes të personave ndërsa pjesëmarrësit duhet të paraqesin edhe certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19; Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë; Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Tutje vendimi i Qeverisë lejon edhe grumbullimet në ambientet e jashtme si festivalet, koncertet me kusht që të shfrytëzohen 50 përqind e kapacitetit të hapësirës sipas pikës 17 ku duhet të ofroj dëshmitë e lartë përmendura.

Nga data 20 gusht 2021 deri me datë 1 shtator 2021, hyrja në ambientet ku mbahen grumbullime, tubime (festivale, koncerte) aktivitete sportive dhe kulturore të cilat kanë kapacitet mbi 100 persona, si dhe organizimi i këtyre aktiviteteve, lejohet vetëm nëse klientët/pjesëmarrësit posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme: Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19; Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë; Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve; Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.