Vdes në QKUK personi që u godit nga vetura para dy ditësh në Novolan të Vushtrrisë

Policia ka njoftuar se një person ka vdekur në QKUK dje pas lëndimeve që kishte pësuar nga një aksident trafiku në Novolan të Vushtrrisë.

Sipas raportit policor, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë në lëvizje.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur kur viktima kishte zbritur nga kamioni me të cilin po udhëtonte për të rregulluar një ngarkesë në rimorkio.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa më 09.09.2023 i njëjti ka vdekur në QKUK.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.