Vdes i mituri pasi u therr me thikë në Prizren

Pas një përleshje mes 5 personave të mitur në Prizren ka vdekur një person po ashtu i mitur, nga lëndimet e marra, pasi ishte therur me thikë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:10, ne rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren.

“Pas një përleshje ndërmjet pese personave te mitur, njëri nga të miturit i dyshimtë e ka goditur viktimën L.B me mjet të prehtë përkatësisht thikë duke i shkaktuar lëndime serioze që për pasojë viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në një njoftim për media.

Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes ka dalur mjeku kujdestar i emergjencës i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Policia dhe prokurori i shtetit se bashku me forenzikën kanë dalur në vendin e ngjarjes të cilët kanë kryer edhe ekzaminimin e vendit të krimit. Viktima me urdhër të prokurorit dërgohet për obduksion në IML Prishtinë. Rasti është duke u hetuar nga njësia hetimeve rajonale në Prizren”, është theksuar më tej.