Vdes biçiklisti pas një aksidenti me një kamion në rrugën Podujevë-Prishtinë

Një person ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një kamion.

“Sot rreth orës 12:40  kemi pranuar informatën se në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një automjet në lëvizje (kamion). Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”- ka thënë ajo.

Ahmeti tuje ka njoftuar që ngasësi automjetit është shoqëruar në stacion policor.

“Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi automjetit është shoqëruar në stacion policor”- ka shtuar ajo për KALLXO.com.