Ndërtesa e cila u kaplua nga zjarri dhe si pasojë vdiq një 50-vjeçar në Gjilan | Foto: KALLXO.com

Vdekja e 50-vjeçarit nga zjarri, reagon kryetari i Gjilanit

Një burrë i moshës 50-vjecare mbeti i vdekur sot gjatë ditës në një incident zjarri në Gjilan.

Një zjarr që kishte rënë në një ndërtesë në afërsi të Tregut të Gjelbër.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka reaguar në lidhje me vdekjen e një personi duke ngushëlluar familjarët e viktimës.

“Shpresojmë që tragjeditë e tilla të mos përsëriten kurrë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin” – ka shkruar kryetari Hyseni në Facebook.

“Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot. Një 50-vjeçar humbi jetën sot në një aksident zjarri, duke lënë zbrazëti të madhe në zemrat e familjes, por edhe gjithë miqve e bashkëqytetarëve. Njësitet e zjarrfikësve dhe policia e qytetit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dhe kanë bërë evakuimin e të gjithë banorëve nga ndërtesa, për çështje sigurie” – ka shkruar në mes tjerash kryetari Hyseni.

Zjarr në një banesë në Gjilan, gjendet pa shenja jete një 50 vjecar