Vdekja e 18-vjeçarit nga Podujeva, dy të dyshuarit janë të mitur

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka dalë me një komunikatë pas rastit të vdekjes së 18-vjeçarit i cili vdiq sot në QKUK pas një përleshje fizike në Podujevë, pesë ditë më parë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, dy të miturit e dyshuar, kanë goditur me një shkop viktimën. Më 15 janar thuhet se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje në tetnativë” (tashmë vrasje) dhe rasti ka filluar të trajtohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

“Brenda afatit ligjor, pranë gjykatës kompetente, prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit, e cila është aprovuar dhe të dyshuarit aktualisht ndodhen nën masën e paraburgimit”

“Gjatë ditës së sotme, prokurori i rastit është njoftuar se viktima ka ndërruar jetë dhe me urdhër të njëjtit trupi i pajetë është dërguar në IML, për obduksion”

Një 18-vjeçar që u sulmua gjashtë ditë më parë në Podujevë, ka vdekur sot në QKUK.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar doktoresha e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Agreta Gecaj – Gashi.

Vdes i riu nga Podujeva që u ther ditë më parë