Vazhdon djegia e hamulloreve, zjarrfikësi nga Lipjani tregon për intervenimet – VIDEO

Disa fusha në fshatin Banullë të Lipjanit janë përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit.

Lavdim Troshupa pjesë e zjarrfikësve në Lipjan ka thënë për KALLXO.com se janë duke bërë përpjekje që të ndalin zjarrin në hamullore, ndërsa vetëm sot tha se janë ballafaquar me pesë raste të tilla të zjarrit në fusha.

“Në fshatin Baullë jemi, zjarri është fushor. Zjarri është afër një pompe të derivateve. Këtu rrezikohet edhe pompa e derivateve…Ne jemi duke u përpjekur ta ndalim zjarrin. Jemi në terren ekipa e zjarrfikësve, sot ky është i pesti rast që kemi qënë sot në fusha”- tha ai për KALLXO.com.

Nuk është raportuar për të lënduar.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë edhe me Policinë e Kosovës por që deri në publikjimin e këtij artikulli nuk ka pranuar përgjigje.

KALLXO.com raportoi më parë për zjarret në afërsi të Lipjanit.

Institucionet e Kosovës në vazhdimësi kanë bërë thirrje që të mos digjen hamulloret, pasi rrezikojnë pronat, njerëzit si dhe janë të dëmshme edhe për tokat bujqësore.