Vazhdojnë shkarkimet nga Albin Kurti, nesër radha e bordit të INFRAKOS-it

Qeveria e Kosovës pritet të marrë vendim për të shkarkuar bordin e Ndërmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos”.

Sipas burimeve të KALLXO.com, ky vendim pritet që të merret nesër, në mbledhjen e Qeverisë.

Në uebfaqen e kësaj ndërrmarje nuk figurojnë emrat e anëtarëve të Bordit të drejtorëve.

Bordi i Ndërmarrjes InfraKos përbëhet nga Enver Aruqaj –Kryesues, Lundrim Camaj –anëtar, Enis Berisha – anëtar, Shkëlqim Osmanaj –anëtar, Nagip Skenderi – anëtar dhe Arben Dodaj –anëtar.

Kryesuesi i këtij bordi është Enver Aruqaj, një ushtarak që ka qenë këshilltar i Hashim Thaçit gjatë kohës sa ka qenë Kryeministër.

Ish-Këshilltari i Thaçit në Krye të Infrakos-it

 

Në mbledhjen e kaluar, Qeveria Kurti shkarkoi edhe bordin e Telekomit.