FOTO: Ejup Maqedonci, Facebook

Ushtarët e Kosovës e Shqipërisë përfundojnë stërvitjet e përbashkëta 72-orëshe

Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Shqipërisë sot kanë përfundur stërvitjen e përbashkët të kursit “Komando”.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se “në këtë stërvitje 72-orëshe në Feken, efektivët e Forcave të Armatosura u sforcuan fizikisht dhe psikologjikisht në një terren dhe kushte aspak të lehta për të simuluar reagimin në fushën e luftimit dhe sjelljen në kushtet e mbijetesës”.

Maqedonci u shpreh krenar me ushtarët e FSK-së ndërsa shtoi se me përfundimin e suksesshëm të kësaj stërvitje ushtarakët tanë treguan karakter dhe nivel të lartë përgatitjeje.

“Gjithmonë krenar me ushtarakët tanë!” – ka shkruar Maqedonci në Facebook.