Foto: UKZ/Facebook

Universiteti i Gjilanit hap konkurs për regjistrimin e 780 studentëve të rinj

Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” ka hapur konkursin për studentë të rinj për vitin e ri akademik 2020/21.

UKZ përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në afatin e parë të konkursit janë paraparë të pranohen 780 studentë të rregullt.

“Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 21.09.2020 deri më 30.09.2020 nga ora 09:00 deri në orën 16:00”, thuhet në njoftim.

UKZ tutje ka bërë të ditur se koha e saktë e mbajtjes së provimit pranues, lista e kandidatëve dhe numri i sallës do të bëhen publike në uebfaqe më 1 tetor.

Kriteret e tjera të konkursit mund t’i lexoni këtu.

Sot, edhe Universiteti i Prishtinës, i Ferizajt e Pejës kanë hapur aplikimin për studentë të rinj.