Vdes ish-rektori i Universitetit të Gjilanit, Arben Dërmaku

Ish-rektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe profesori i Universitetit të Prishtinës në Fakultetin Ekonomik, Arben Dërmaku ka vdekur sot.

Për vdekjen e Dërmakut ka reaguar kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti.

“Prehu në paqe miku im i shtrenjtë, Prof.Arben. Do të kujtojmë dhe do të lutemi për ty gjithmonë e gjithë familja ime dhe unë në veçanti”, ka shkruar Hoti.

Dërmaku ka qenë profesor i Asocuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ai po ashtu ka punuar në Bankën Qendrore të Kosovës, ka qenë ekspert i fushës së kontabilitetit dhe auditimit si dhe këshilltar në Ministri të Arsimit dhe Shkencës.