Universiteti i Shkencave te Aolikuara Ferizaj, Foto:UShAF, Facebook

Universiteti i Ferizajt hap konkurs për regjistrimin e rreth 800 studentëve të rinj

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka hapur konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj në nivelin Bachelor dhe Master.

Në vitin akademik 2020/21 do të pranohen 640 studentë në nivelin Bacehlor, ndërsa 150 në nivelin Master.

“Në studimet Bachelor, do të pranohen 529 studentë të rregullt, ndërsa 77 vende janë të rezervuara për komunitetet jo shumicë, 8 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 13 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja dhe 13 nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, për nivelin Master do të pranohen 123 studentë të rregullt, 18 vende janë të rezervuara për komunitetet jo shumicë, 3 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 3 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja dhe 3 nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 30 shtator  në ora 16:00, ndërsa aplikimet dhe pranimi i dokumentacionit mund të bëhen çdo ditë edhe në ditën e shtunë).

Për nivelin Bachelor janë të hapura pesë programe, ndërsa në nivelin Master tre programe.

Konkursin  mund ta gjeni këtu.