UNDP në Kosovë dhe partnerët e saj lansojnë fushatën për blerjen e testeve për COVID-19

Fondacioni “Afër Zemrës” i krijuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, në bashkëpunim me agjensionin NEË MOMENT NEË IDEAS, organizatat BONEVET dhe KOSOVO IDEAS, dhe me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) sot kanë lansuar fushatën për blerjen e testeve për Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK).

Sipas komunikatës së UNDP, me anë të kësaj fushate synohet blerja e  2500 copë pako të testimit në vlerë prej  61,334 Euro.

Si përgjigje, ky projekt do të mundësojë mjekët dhe punonjësit shëndetësor të zbulojnë të infektuarit, trajtojnë pacientët dhe të shpëtojnë jetën e njerëzve që janë të kërcënuar aktualisht nga COVID-19.

VIDEO E FUSHATËS:

Mbledhja e fondeve do të bëhet përmes platformës KosovaIdeas – kosovaideas.com

Në komunikatë thuhet se për të siguruar materialet për testim në tregun e limituar të shkaktuar nga kriza e pandemisë, UNDP në Kosovë do të shfrytëzoj zinxhirin e furnizimit përmes UNDP Global, në mënyrë që këto furnizime të jenë të kualitetit të lartë, me çmim të favorshëm dhe me afat optimal të liferimit.