Ukraina thotë se ndodhi një sulm me raketa në Kharkiv

Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Herashchenko pretendon se qyteti Kharkov është sulmuar me raketa ruse sot.

Ai po ashtu po pretendon se dhjetëra njerëz janë vrarë nga ky sulm në qytetin ukrainas të Kharkiv, raporton Sky News.

“Kharkovi sapo është qëlluar masivisht nga raketat. Dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur”, shkroi ai në Facebook.

Ky informacion është duke u verifikuar nga Sky News.

Sot është dita e pestë e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Sulmi i Moskës ka nisur në orët e para të 24-shkurtit. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./SkyNews

Përgatiti: Arbisa Shefkiu