Ilustrim

U kapën duke prerë pisha - arrestohen dy persona në Podujevë

Dy persona u arrestuan në Podujevë gjatë së enjtes.

Të dyshuarit u panë duke prerë pisha dhe Policia nga ta sekuestroi dy traktorë me rimorkio.

Nga të dyshuarit u sekuestruan edhe dy motosharra.

Pas intervisimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje kurse janë njoftuar për rastin edhe zyrtarët e ekonomisë së pyjeve.

Rasti u cilësua si “shkretim i pyjeve”.