Ilustrim

U kap me barna me banderola të Serbisë në veturë zyrtare, arrestohet zyrtari i ATK-së

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e një zyrtari të Administratës Tatimore të Kosovës, me inicialet L. P.

I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘kontrabande i mallrave’.

Në njoftimin e kësaj drejtorie thuhet se patrulla policore në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, tek ura e Bistricës në një pikë kontrolli ka ndaluar veturën me targa zyrtare, pronë e Administratës Tatimore të Kosovës të cilën e drejtonte personi L. P., zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK-së) dhe së bashku me të ishte edhe një pasagjer, T. J. po ashtu zyrtar i ATK-së.

“Gjatë kontrollit të veturës në fjalë në bagazhin e veturës janë gjetur një sasi e barnave të ndryshme me banderola të Serbisë, për të cilat nuk posedonin dokumentacione. Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me prokurorin kompetent të PPTH-Mitrovicë, ku i dyshuarit L. P. pas intervistës në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Ndërsa pasagjeri T. J. pas intervistës me urdhër të prokurorit është liruar”- thuhet në njoftimin e DHKEK.

Administrata Tatimore e Kosovës gjatë ditës kishte njoftuar se Policia e Kosovës i ka arrestuar dy zyrtarë të saj, nga komunitetit serb. Ata dyshohen për kontrabandim të barnave

Arrestohen dy zyrtarë të ATK-së, dyshohen për kontrabandim me barna