Arrestohen dy zyrtarë të ATK-së, dyshohen për kontrabandim me barna

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se Policia e Kosovës i ka arrestuar zyrtarë të saj, nga komunitetit serb.

Ata dyshohen për kontrabandim të barnave.

Tutje, ATK ka njoftuar se dy zyrtarët në fjalë janë pezulluar nga puna deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

“Pas njoftimit zyrtar ATK-ja ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform kornizave ligjore, ku ka pezulluar dy të arrestuarit nga puna deri në vendimin përfundimtar të gjykatës”- thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Veprimet e tilla ky institucion tha se dëmtojnë integritetin e tij dhe duhet të luftohen pa kompromis, duke siguruar drejtësi dhe përgjegjësi për të ruajtur besimin në institucionet qeveritare.

“Andaj shprehim gatishmërinë tonë për bashkëpunim me organet e rendit dhe drejtësisë, si për këtë rast, ashtu dhe për çdo rast tjetër të dyshuar”- thekson ATK-ja.