Shiriti i Policisë, FOTO-Ilustrim

U alivanos në punë, policia po heton vdekjen e një burri në Gjakovë

Policia e Kosovës është duke e hetuar një vdekje që ka ndodhur dje rreth orës 9:40 në Gjakovë.

Sipas raportit policor, raportohet se në vendin e tij të punës, viktima mashkull kosovar është alivanosur dhe gjatë kontrollit nga mjeku, i njëjti ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.